BAJRAM REXHEPI REFUZOI POSTIN E DEPUTETIT TË PDK-SË

PUBLIKUAR

Ish ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Bajram Rexhepi ka qenë në listë për të zëvendësuar në postin e deputetit Ramiz Kelmendin, pasi ky i fundit kishte lënë PDK-së e javën e kaluar u zyrtarizua zëvendëskryeministër.

Mirëpo Rexhepi e ka refuzuar ofertën e PDK-së që ai ta marr postin e deputetit.

Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net vetë Rexhepi duke thënë se nuk është i interesuar që të merret me politikë.

“E kam refuzuar postin e deputetit që ma ka ofruar Partia Demokratike e Kosovës, unë jam kirurg, jam kthy në kirurgji, kush është pas meje mirë se vjen. Unë jam deklaruar më herët që nuk merrem më politikë dhe qëndroj mbrapa fjalëve të mija”, tha Rexhepi.

Një ditë më herët Sekretari i PDK-së Basri Musmurati kishte deklaruara se në bazë të listës i bie që Nehat Baftiu me 8807 vota, të marrë pozitën e deputetit duke e zëvendësuar Kelmendin

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...