Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa ka theksuar se nuk i komenton deklaratat e njerëzve sikurse Shukri Buja, i cili ka kërkuar sërish zgjedhje të parakohshme.
Gecaj ka thënë për Gazetën Blic se nuk i komenton deklaratat e Bujës, për faktin se sipas tij, ai nuk është i autorizuar të flasë në emër të strukturave të Partisë Demokratke të Kosovës.
Në anën tjetër, analistët politik konsiderojnë se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja.
Krenar Shala ka thënë për Gazetën Blic se kjo qeveri më nuk ka besim, dhe se zgjedhjet janë opsioni i vetëm.
“Mendoj që qytetarët e Kosovës duhet ta kenë mundësinë që të rilegjitimijne institucionet e saj, sepse Qeveria e tanishme e ka besueshmerinë shumë të ulët”, tha Kreanar Shala në një prononcim për Gazetën Blic.
Pos Bujës, edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli para disa javësh kishte kërkuar zgjedhje të reja. Por, shkuarja e kësaj partie në balotazh në komunën e Drenasit, bastion ky deri tash i PDK-së, sipas analistëve politik, do ta zmbraps PDK-në nga kërkesa për zgjedhje të reja./ Gazeta Blic


