Ylli i bayer Leverkusenit është i gatshëm të largohet gjatë kësaj vere
Bayer Leverkusen do të pranojë largimin e Leon Bailey gjatë kësaj vere, nëse merr ofertën e kërkuar.
Sipas The Sun, skuadra gjermane do të shes anësorin e talentuar për 45 milionë euro.
Ky është një lajm shumë i mirë për dy gjigantët e Premierligës, Arsenal dhe Chelsea, skuadra këto që janë pas tij që një kohë të gjatë.
Bailey po ashtu po kërkohet edhe nga skuadra e madhe italiane, Roma. /Express/


