Bahtiri thotë se një familje kosovare që po shkonte në Zvicër është rrahur në veri dhe iu është vjedhur vetura

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se një familje kosovare që po shkonte në Zvicër, është rrahur në veri të Ksoovës nga grupe të maskuara dhe iu është marrë vetura.

Bahtiri ka thënë se ata tani po kurohen në Spitalin Rajonal të Mitrovicës Veriore.

“Situata në veri është e tensionuar për shkak të grupeve kriminale famkeqe serbe të dirigjuara nga Beogradi. Pjesëtarë të këtyre grupeve serbe me maska kanë ndaluar një familjare kosovare që po shkonte në Zvicër, duke i rrahur edhe ua marrë veturën. Këta qytetarë po kurohen në spitalin e Mitrovicës, të cilët sapo i vizitova dhe fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është stabile.”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka bërë thirrje tek serbët që të mos u bashkohen grupeve kriminale në veri dhe ka kërkuar nga institucionet që të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet.

“Ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që mos t’iu bashkohen grupeve kriminale në veri dhe të kontribuojnë për qetësimin e situatës. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran, dhe askush nuk mund ta cenoj sigurinë dhe integritetin territorial të saj. Institucionet e Kosovës janë të obliguara të kujtesën për zbatimin e Kushtetutës në çdo pëllëmbë të terroritorit”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...