Bahtiri: Nëse del se kam bërë marrëveshje për murin, Veselit ia kam borxh 20 gjaqe

PUBLIKUAR

Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës iu ka përgjigjur akuzave të kryekuvendarit Kadri Veslit, drejtuar ndaj tij.

“Zoti Veseli nuk mund të akuzojë një kryetar komune. Nëse ai ka argument se Agim Bahtiri ka pasur marrëveshje me Rakiq, ose dikë tjetër ia kam 20 gjaqe borxh”, ka thënë Bahtiri.

“Nëse ai nuk e arrin këtë dhe s’do ta rrijë këtë kurrë, përmes atë natë që kemi qenë në takim legal, atëherë ai më ka borxh mua. Se them gjak”.

Këto komente Bahtiri, i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës.

“T’i thuash Agim Bahtirit tradhtar dhe jugosllav është e ultë. Është gjëja më e rëndë që kam dëgjuar nga një kryeparlamentar. Sot Veselit ë më quaj tradhtar dhe të thotë se kam bërë marrëveshje të fshehtë le të del si burrë ta thotë këtë”, është shprehur Bahtiri.

“Kërkojë nga gjithë mekanizmat shtetëror që të hulumtojnë, nëse del se kam bërë marrëveshje, ua kam borxh 20 gjaqe”.

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...