Bahtiri dënon atakimin e shtatores së komandantit

PUBLIKUAR

bahtiri-d-euml-non-atakimin-e-shtatores-s-euml-komandantit_hdKryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka dënuar ashpër atakimin e shtatores së Heroit të Kombit, Shemsi Ahmeti-Komandant Shemi, që ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së premtes.

“Heroi i Kombit, Shemsi Ahmeti-Komandant Shemi, është një figurë emblematike e kombit. Ai ishte njëri nga luftëtarët më të mirë dhe më trima të luftës së UÇK-së, i cili nuk kurseu asgjë, pra as jetën e tij, për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, prandaj ai që ka baltosur shtatoren e tij, mund të jetë vetëm ndonjë njeri që nuk ia donë të mirën as kombit e as Kosovës”, thotë kryetari Bahtiri.

Ai i bashkëngjitet indinjatës së thellë të qytetarëve të komunës për këtë akt të turpshëm e të shëmtuar dhe kërkon nga organet e hetuesisë që të ndërmarrin të gjitha masa të menjëhershme për identifikimin e personit që ka bërë këtë vepër të dënueshme kriminale dhe që të qitet para organeve të drejtësisë, për të marrë dënimin e merituar.

“Nuk do të lejojmë kurrë dhe në asnjë mënyrë që qyqarët të baltosin figurat tona më të ndritshme e që për ne janë të shenjta”, thotë kryetari Bahtiri.

SHIKO MË SHUMË

Mendimi për motin: Nesër më shumë intervale me diell

Mendimi për motin – 17.10.2025 Ditën e diel vranësirat fillojnë të shpërndahen. Pasdite më pas...

KQZ-ja përditëson të dhënat nga QKN-të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit rreth verifikimit të rezultateve...

Kurti: Vit pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova po shndërrohet në...