Babai nga Drenasi e raporton djalin në polici, publikoi foto me armë

PUBLIKUAR

Një burrë nga Drenasi ka raportuar në polici se djali i tij ka publikuar në rrjete sociale foto me armë zjarri, raporton Express

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në Drenas, derisa i dyshuari ka qenë në një aheng familajr të një personi tjetër.

Policia ka bërë të ditur se është intervistuar i dyshuari, i cili ka deklaruar se armët ishin të shokut të tij.

“Drenas,  10.10.2021 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka publikuar ne rrjete sociale foto me armë në dorë deri sa ishte në një aheng tek një person tjetër në Drenas. I dyshuari është takuar nga policia dhe gjatë intervistimit kishte pranuar se armët ishin të shokut të tij. Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka udhëzuar që nga i dyshuari të sekuestrohet telefoni për të siguruar dëshmi lidhur me rastin. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...