Babai i vendosur: Do t’i ndjek të gjithë mjekët që ma dëmtuan vajzën

PUBLIKUAR

Dosjen mjekësore prej qindra faqesh, që i atribuohet mjekimit dhe ekspertizave për vajzën e tij që pësoi një deformim prej 54 shkallësh të skoliozës derisa ishte në mbikëqyrje të ortopedit Visar Nushi, babai i N. Berishës po e shqyrton me kujdes.

Ai ka thënë se do t’i ndjekë të gjithë ata që me veprimet e tyre dëmtuan vajzën e tij, por edhe provuan të fshehin të vërtetën.

Ai tashmë ka autorizuar një avokat me qëllim që të iniciojë procedura të reja, siç thotë, për “ata që tentuan ta fshehin rastin”.

“Tashmë e kam autorizuar avokatin dhe çështjes do t’i shkojmë deri në fund”, thotë Berat Berisha, babai i vajzës.

Sipas tij, pavarësisht kohës që do t’ia marrë dhe vuajtjeve që i ka shkaktuar tërë kjo situatë familjes së tij, ai nuk do të ndalet derisa të japin përgjegjësi të gjithë.

“Do të shohim mundësinë e ndjekjes edhe të ortopedëve të QKUK-së dhe mjekëve ligjorë që ndonëse kishin urdhëresë të Prokurorisë për të dhënë mendime profesionale nuk e bënë këtë”, këmbëngul Berisha. /zëri

SHIKO MË SHUMË

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...