Babai i Neymarit tregon nëse biri i tij do të luajë kundër Real Madridit

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, do të mungojë të paktën gjashtë javë dhe do ta humbasë ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit të martën e ardhshme në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, sipas babait të tij.

Braziliani, 26-vjeçar, pësoi ndrydhje në nyje dhe thyerje të ashtit të pestë metatarsal në nyje në fitoren e PSG-së ndaj Marseilles të dielën që lamë pas, transmeton Express.

Trajneri i PSG-së, Unai Emery, ka thënë se Neymari ka shanse të vogla për t’u përballur me Realin, duke i hedhur poshtë lajmet se atij i duhet të operohet.

Por, Neymar Sr ka thënë se PSG-ja e di që nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në birin e tij.

“Tretmani mjekësor do të zgjasë gjashtë deri në tetë javë, qoftë me operacion apo jo”, ka thënë ai për ESPN Brasil./Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...