Babai i Neymarit lë të hapur mundësinë që i biri t’i bashkohet Real Madridit

PUBLIKUAR

Neymar Santos Sr., babai dhe agjenti i super-yllit brazilian Neymar, i ka mohuar spekulimet se biri i tij do të largohet tani nga Paris Saint-Germain, por nuk ia ka mbyllur derën kalimit të tij të mundshëm në Real Madrid në të ardhmen.

Neymar vazhdon ta udhëheqë Paris Saint-Germainin në një sezon të shkëlqyer deri më tani, në aspektin e rezultateve dhe lojës. PSG-ja është lider i Ligë 1 me nëntë pikë më shumë se vendi i dytë, Lyoni, si dhe e ka kaluar fazën e grupeve në Ligë të Kampionëve pas pesë xhirove të luajtura, transmeton Express.

Braziliani u largua nga Barcelona në verën që lamë pas, me synim të jetë lider i projektit të PSG-së dhe siç duket është në rrugën e duhur, edhe pse ka pasur shumë spekulime rreth marrëdhënieve të tij em Endison Cavanin dhe trajnerin Unai Emery, përkundër faktit se ai vetë i ka mohuar ato.

Ndërkohë tash, babai i tij i ka mohuar zërat, por e ka lënë derën hapur për kalimin e tij të mundshëm në Real në të ardhmen e largët.

“Gjërat ndryshojnë shumë. Sot, diçka e tillë nuk ekziston dhe për t’iu përgjigjur këtyre [spekulimeve] është njëjtë si ta ushqesh të pamundurën. Ai ka kontratë të gjatë me PSG-në sepse sapo ka ardhur. Kemi tre mua këtu dhe flasim për t’u larguar”, ka thënë ai për Fox Sports. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...