Babai i Neymarit do të takohet me Juventusin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Hovenier: Jankoviqin e njohim mirë, jemi të shqetësuar për të – shpresoj të lirohet shpejt

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar për ndalimin...

Ylli i pakënaqur i Paris Saint-Germainit, Neymar, e do patjetër largimin nga Franca këtë verë. Pasi që bisedimet me Barcelonën nuk kanë lëvizur aq shpejt sa kishte shpresuar, tani braziliani po e vlerëson mundësinë e transferimit në Juventus.

Neymar Santos Sr, babai i futbollistit, do të takohet me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paraticin në Torino, sipas gazetarit të Rai Sport, Paolo Paganini, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, në këtë takim nuk do të flitet për transferimin e mundshëm të Neymarit në Juventusit, por babai i Neymarit dëshiron vetëm t’i ketë disa informata për gjigantin italian, të paktën për momentin.

Ndërsa, Juventusi do ta shfrytëzojë këtë si mundësi për t’ia “rrëmbyer” Barcelonës Neymarin, i cili po e kërkon me ngulm largimin nga Paris Saint-Germaini gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mundo Deportivo raportoi të mërkurën se Neymari e ka kuptuar se do ta ketë të vështirë të transferohet në Barcelonë dhe për këtë arsye i ka kontaktuar disa klube të tjera të mëdha të Evropës, si Real Madridin, Juventusin, Bayern Munichun dhe Manchester Unitedin.

Kampi i Neymarit beson se Barcelona dhe PSG-ja nuk do të arrijnë marrëveshje mes vete për shkak të marrëdhënies së tensionuar mes dy klubeve, që shpeshherë janë zënë për shkak të transferimeve.

Barcelona ka mbetur e zhgënjyer në tentimet për t’i transferuar Thiago Silvan dhe Marquinhosin e PSG-së, e pastaj edhe në interesimin për Angel di Marian, Marco Verrattin dhe Adrien Rabiotin. Si rezultat, kushtet për negociata mes dy klubeve nuk janë të përsosura.

Për më tepër, paratë përbëjnë problem për Barcelonën. Pasi që katalonasit tashmë i kanë bërë dy transferime të shtrenjta gjatë këtij afati kalimtar – Frenkie de Jong për 71 milionë euro dhe Antoine Griezmann për 120 milionë euro – ata do të preferonin ta merrnin brazilianin me ofertë për shkëmbimin e lojtarëve.

PSG-ja nuk është e interesuar në ofertat për shkëmbim me lojtarë. Nëse ata do të pranojnë ta shesin Neymarin këtë verë, në shkëmbim duan para, madje shumë para. Presidenti i klubit të Ligue 1, Nasser Al-Khelaifi, dëshiron që të paktën t’i kthejë 222 milionë eurot e shpenzuara për Neymarin para dy vjetëve. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...