Edinson Cavani mund të largohet nga Paris Saint-Germain ndërsa skuadra si Real Madrid, Manchester United e Juventus janë vënë pas tij.
Babai i lojtarit, Edison Cavani, Luis, beson që trajneri Laurent Blanc ka gabuar që e ka lënë si rezervë sulmuesin uruguaian.
“PSG e kishte blerë atë të luante në sulm, por Edi po luan në krahë. Ai nuk është i lumtur me atë pozitë. Ai mund ta ndihmojë ekipin ashtu siç do”.
“Për sa kohë është Zlatani atu, ai do të luajë në qendër”.
“Do të doja ta shihja te skuadra si Real Madridi, Manchester Unitedi ose te Juventusi”, ka thënë Luis Cavani. /Telegrafi/


