Babai i bën për spital dy vajzat e tij në Gjilan

PUBLIKUAR

Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka bërë me dije se në Gjilan ka ndodhur dhunë familjare. Sipas tij, i dyshuari, i lindur me 1967 dhe viktimat-dy vajzat e tij gjersa ishin në shtëpinë e tyre, pas një mosmarrëveshje familjare qe kishin ndërmjet veti, i dyshuari e godet me grushte dhe shkelma njërën vajzë me ç’rast i shkakton lëndime të dukshme trupore në fytyrë dhe gjoks.

 

Gjithnjë sipas nënkolonel Azizit, më pas, i dyshuari me shkelma godet edhe vajzën tjetër të tij, 13 vjeçare, të cilës i shkakton lëndimi në trup. “Dy viktimat janë dërguar ne emergjencën e spitalit rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor. Pas trajtimit mjekësor te njëjtat janë pajisur me raporte mjekësore dhe janë liruar për shërim të mëtejmë në shtëpi dhe për momentin gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, ka thënë nënkolonel Shaban Azizi.

Sipas tij, lidhur me këtë rast në ambientet e policisë është paraqitur prokurorja kujdestare e cila lëshoi vendimin mbi ndalimin për 48 orë për të dyshuarin. /2L online

SHIKO MË SHUMË

​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rënie gjatë ditëve të fundit. Naftën...

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...