Babai i Armando Sadikut zbulon të fshehtat nga fëmijëria e të birit

PUBLIKUAR

Në një intervistë për Shekullin, babai i Armandos, Durim Sadiku, ka folur për emocionet e golit të shënuar nga i biri, ankthin, rastet për gol, besimi që ka, cilësitë e tij, përkushtimin dhe stërvitjen e palodhur, si flinte me topin te koka, si premtoi kur veshi fanellën e Kombëtares për ta dërguar Shqipërinë në Evropian dhe Botëror, pikat e forta dhe të dobëta, lidhjen me familjen dhe objektivat për të ardhmen.

“Ky ka qenë një nga përjetimet më të mëdha që familja përjetoi kur djali shënoi. Jo vetëm ne, por gjithë shqiptarët, me një gëzim të paparë e prisnim këtë çast. E prisnim që me Zvicrën. Por edhi në një moment deciziv gjithsesi. Goli ka ardhur si rezultat i një pune të madhe dhe përkushtimi. I impenjimit të lojtarëve në fushë nga portieri deri te sulmuesi po ashtu gjithë stafi deri në prapavijë”, ka thënë babai i futbollistit.

bab

Lutjet e tij para ndeshjeve, ai i komenton: “Djali im është besimtar. Ai beson. Por nuk dua të futem në preferencat e tij fetare. Por sporti është edhe fat”.

Më tej, babai i Armandos ka zbuluar disa gjëra interesante nga fëmijëria e sulmuesit: “Djali im kur ishte i vogël më tha: ‘Babi unë do vesh uniformën e kombëtares’. Unë si prind, por edhe si trajner i tij, nuk e kam çuar nëpër mend se ai do arrinte këtu. Por vetë ëndrrat e tij, këmbëngulja, stërvitja e rreptë bënë që të arrijë atë që dëshiroi. Mbaj mend kur e kam dërguar në Durrës, me lot ndër sy më tha: Babi unë e vesha uniformën e kombëtares dhe kur arriti më U17, U19 më ka thënë se unë do ta dërgoj Shqipërinë ose në Evropë ose në Kupën e Botës dhe se goli im do të jetë vendimtar. Dhe kjo u arrit. Po ju rrëfej të fshehtën më të madhe të jetës së tij: Djali im ka lindur më këmishë. Nuk ia kemi treguar askujt. Tani ndoshta është momenti. Kështu që Zoti dhe fati ja shpërbleu atij këtë ëndërr. Ai flinte me topin dhe këpucët te koka”.

fanella

Pikë e fortë e Sadikut, sipas babait të tij, është shpirti që jep në fushë, ndërsa pikë e dobët intervistat, pasi heziton të flasë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...