Abdul Rahman Baba u transferuar në Chelsea me bujë të madhe por ka dështuar të tregojë vlerat e tij.
Mbrojtësi i talentuar ganez iu bashkua kampionëve të Anglisë nga skuadra gjermane Augsburg por pa arritur të lë shenja në Londër.
Ai së fundmi nuk është grumbulluar fare nga trajneri i ri, ndërsa ka folur për situatën e tij në Londër.
“Për mua është shumë e vështirë që t’i shikojë ndeshjet e klubit nga tribunat. Unë nuk jam mësuar kështu”.
“Unë duhet të mësohet me Ligën Premier dhe me një klub të madh si Chelsea. Unë jam i ri dhe gjysma e parë e sezonit shkoi mirë, mirëpo tani nuk jam i kënaqur me situatën time”, deklaroi Baba.
Mediat angleze kanë shkruar se Baba mund të largohet nga Chelsea si huazim për gjashtë muajt e ardhshëm. /Telegrafi/


