Azpilicueta është duke u kërkuar nga Barcelona dhe mbrojtësi i Chelsea thuhet se ka kërkuar të di më shumë për të ardhmen e tij nga klubi, para ndeshjes gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve kundër Al Hilal
Barcelona shpreson që të nënshkruajë me mbrojtësin si transfer i lirë në këtë verë por ai ka refuzuar që të komentojë se ku është e ardhmja e tij.
Cesar Azbilicueta po qëndron i qetë për të ardhmen e tij në Chelsea, pavarësisht lidhjeve të tij në Barcelonë.
Spanjolli mund të largohet si transfer i lirë nga Stamford Bridge këtë verë kur skadon kontrata e tij këtë verë.
Barcelona shpreson që ta josh atë me një transfer në Camp Nou, por Goal me anë të burimeve ka konfirmuar që ai ende shpreson për një kontratë të re me Chelsea.
32 vjeçari ka refuzuar të komentojë për hapat e tij të ardhshëm, megjithatë, ai ka thënë se është koncentruar për ta fituar Botërorin e Klubeve, ku Blutë nesër do të luajnë kundër Al Hilal.
“Nuk do të flas për të ardhmen time. Jemi një ditë përpara një gjysmëfinaleje në një garë për trofe”, ka thënë Azpilicueta për gazetarët kur është pyetur se a do të qëndrojë në Chelsea.
“Natyrisht, kam ardhur këtu në verën e vitit 2012 dhe nuk kam pasur fëmijë. Fëmijët e mijë kanë lindur në Londër dhe ju e dini si ndihem për Chelsea. Por, tani nuk do të komentojë shumë për të ardhmen time”. /GazetaExpress/


