Azpilicueta nënshkruan kontratë pesëvjeçare

PUBLIKUAR

5

Cesar Azpilicueta ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Chelsean.

Mbrojtësi spanjoll kaloi në Stamford Bridge në verën e vitit 2012 nga Marseille dhe ka bërë 95 paraqitje me Blutë.

25-vjeçari është mbrojtës i djathtë, mirëpo në sezonin e kaluar ia zuri vendin Ashley Cole si mbrojtës i majtë dhe këtë pozitë vazhdon ta mbajë edhe këtë edicion përkundër transferimit të Filipe Luis nga Atletico Madridi.

Azpilicueta ka luajtur në të tria ndeshjet e këtij sezoni në Ligën Premier, të cilat Chelsea i ka fituar.

Qëkur kaloi te Blutë, ai njëherësh ka siguruar vend në ekipin e përfaqësueses së Spanjës, ndërsa luajti edhe në Kampionatin e sivjetmë Botëror. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...