Artistja e re, Tayna pas sukseseve të jashtëzakonshme ka gjetur pak kohë që të pushoj me prindërit e saj.
Ata kanë shkuar në Tajland, saktësisht në ishullin ‘Phi Phi’, transmeton Indeksonline.
Nga atje Tayna po poston foto provokuese që po tërheqin vëmendje.
Kështu ka vepruar edhe sot duke publikuar një fotografi nga plazhi, ku këngëtarja duket shumë tërheqëse dhe atraktive.
“Unë e dua jetën time” kishte shkruar në përshkrimin e fotografisë, Tayna.
Këtë vit, Tayna vazhdoi të sjellë hite. Edhe pse kanë kaluar vetëm tre muaj, këngëtarja ka qenë mjaftë aktive duke publikuar tre këngë.
Më e suksesshmja po rezulton kënga ‘Aje’ që ishte në bashkëpunim me Ledri Vulan. Kënga ka grumbulluar mbi 17 milionë klikime brenda dy muajve.