Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se përmes telefonik ka folur me komisionerin evropian për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos. Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të Hysenit në Facebook.
“Të dashur miq,
Qytetarë të nderuar,
Sot kam pranuar një thirrje telefonike nga komisioneri evropian për Migrimin, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos
Me komisionierin Avramopoulos, zhvilluam një bisedë të gjatë dhe përmbajtjesore rreth procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Avramopoulos përgëzoi Kosovën për punën e madhe që është bërë për plotësimin e kritereve nga udhërrëfyesi të cilën e ka vlerësuar si pozitiv. Nga ana ime thekosova se përkushtimi i Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve tjera për plotësimin e kritereve ka qenë i madh .
Për këtë arsye nënvizova se kosovarët me të drejt presin që pas vlerësimit pozitiv për kriteret, shumë shpejt të marrim edhe rekomandimin dhe datën për lëvizje të lirë në zonën Schengen.
Z. Avramopoulos ndërkaq theksoi se BE vlerëson pozitivisht punën e madhe që ka bërë Kosova në përmbushjen e kritereve dhe se ato pak detaje që kanë mbetur sipas tij mund të përmbushën shumë shpejt.
Komisioneri Avramopoulos më njoftoi se planifikon ta vizitoj Kosovën në janar të vitit të ardhshëm, për të konstatuar bashkërisht me institucionet e Republikës së Kosovës progresin rreth vizave . E falënderova komisionerin për thirrjen telefoike dhe angazhimin, dhe i bëra thirrje që, pas vlerësimit për kriteret, edhe rekomandimi të ndodhë sa më shpejt.
Avramopoules theksoi se qytetaret e Kosovës duhet të ndjehen të kënaqur me raportin e publikuar dje.
S.H.” (sic.), ka shkruar Hyseni. /Telegrafi/


