Avokati Shkoza: Modeli gjerman për Asociacionin e shkel Kushtetutën

PUBLIKUAR

Avokati, Armend Shkoza, ka theksuar se modeli i Gjermanisë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, është në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Kjo sipas tij, për shkak se një Asociacion i tillë do të jetë monoetnik i cili përbëhet nga dhjetë komuna të gjitha me shumicë të popullatës serbe.

“E shkel kushtetutën. Kemi të bëjmë me një entitet monoetnik, vetë inicimi i themelimit të këtij entiteti juridik përbëhet prej 10 komunave që identifikohen me shumicë serbe. Kemi probleme me emërtime i referohet vetëm një etnie”, ka thënë Shkoza.

Tashmë sipas avokatit Shkoza, nuk kemi të bëjmë me një organizatë joqeveritare. Asociacioni sipas tij është më shumë se aq.

Një lloj i tillë i Asociacionit, sipas tij nuk ka shumë dallim me atë që është nënshkruar në Bruksel në vitin 2013 dhe në dokumentin implementues të datës 25 gusht 2015.

Reklama

I vetmi dallim sipas tij është “pjesa sqaruese në raport me kontrollin kushtetues të statusit dhe akteve që nxjerrët” siç e i ka quajtur ai “nga aktet e zajednicës”.

“I vetmi dallim, i cili sipas meje është trik balancues juridik, është Ku flasin për të drejtën e qeverisëm duke e kontestu statutin pranë gjykatës kushtetuese”, ka thënë ai./RTV Dukagjini/

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...