Avokati i Veselit: Është absolutisht e pamundur që gjykimi të fillojë para fundvitit të 2022-ës

PUBLIKUAR

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka thënë se gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së nuk pritet të nis më përpara se fundi i vitit 2022, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se bazuar në numrin e dëshmitarëve në këtë rast, mbrojtja ka nevojë për një vit kohë për të zhvilluar hetimet.

“Nuk mendoj dhe është absolutisht  e pamundur që gjykimi të fillojë para fundvitit të vitit 2022. Bëhet fjalë për gati 300 dëshmitarë. Është i qartë se procesi i hetimit kërkon kohë prej një vit për mbrojtjen”, ka thënë ai.

Në Gjykatën Speciale ka filluar konferenca për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...