Avokati i Popullit: Autoritetet kanë dështuar në zbatimin e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi

PUBLIKUAR

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut sot është diskutuar për mungesën e zbatimit të Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi.

Kryetarja e këtij Komisioni, Duda Balje u shpreh se ky ligj nuk po zbatohet dhe nga pjesëmarrësit në takim kërkoi të di se a duhet të ndryshohet ky ligj apo nevojitet një ligj i ri.

Ndërsa, Avokati i Popullit, Naim Qelaj u shpreh se autoritetet kanë dështuar ta zbatojnë ketë ligj në kuadër të qëllimit dhe qytetarët kanë vështirësi t’i realizojnë të drejtat që vijnë nga ky ligj dhe që duhet të mbrohen.

Ndërsa, shtoi se përveç një rregulloreje, akte tjera nënligjore mungojnë për këtë ligj.

Habit Hajredini drejtor në Zyrën për Qeverisjes të mirë pranë Zyrës së Kryeministrit u shpreh se ashtu siç e parasheh ligji ata kanë hartuar këtë rregullore, e cila është duke u implementuar.

Ndërsa, Edi Gusia, kryeshefe e Agjencisë për Barazi Gjinore u shpreh se shtatë vite janë pak për të parë se ky ligj a duhet të bëhet i ri apo jo. Sipas saj duhet të bëhet një analizë për zbatueshmërinë e këtij ligji. Por theksoi se nuk e sheh të arsyeshme që çdo herë kur të mos zbatohet një ligj, të kërkohet te bëhet një i ri.

Sipas saj, nevojitet më shumë llogaridhënie dhe përgjegjësi nga autoritetet që duhet ta zbatojnë këtë ligj.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...