Avionët amerikanë fluturojnë mbi Korenë e Jugut, sinjal Veriut (Video)

PUBLIKUAR

Shtetet e Bashkuara kanë fluturuar avionin e tyre supersonik “B-1” mbi Korenë e Jugut, për të treguar forcën vetëm pak ditë pasi Koreja e Veriut kreu testin e pestë bërthamor.

Dy avionë “B-1” kanë kryer fluturime në lartësi të ulët mbi një bazë ajrore të vendosur rreth 77 km nga kufiri.

Testi i fundit bërthamor i Penianit mendohet të jetë më i madhi i kryer ndonjëherë.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Veriun me “pasoja serioze” pas testit, shkruan TCH.

Avionët “B-1” janë në gjendje të mbajnë raketa bërthamore dhe bomba që mund të shkatërrojnë edhe bunkerë nëntokësorë.

Fluturimi i avionëve ishte planifikuar për të hënën, por u shty për shkak të kushteve të motit në lokalitetin Guam, ku avionët janë vendosur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...