Aktivistja Zana Avdiu ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin. Thotë se ai po sillet sikurse është kryeministër vetëm i komunave ku partia e tij është në balotazh. Kritika Avdiu kishte për VV’në të cilën e ka krahasuar me ‘studentët që përgatiten për provim vetëm një ditë para provimit”.
“Jo korrekte është sjellja e kryeministrit, ai po mendon si duket që është vetë në fushatë dhe është duke garuar vetë. Po harron se ai është kryeministër edhe i Pejës, edhe i Ferizajit dhe qytetet e tjera ku ka humb Vetëvendosje”, tha Avdiu në emisionin Pressing në T7.
“Vetëvendosje po sillet si ata studentët që tërë kohën veç rrinë, shëtisin dhe nuk përgatiten për provime dhe një natë para provimit tentojnë me dhënë maksimumin me mbërri diçka. Dhe rezultati më i mirë i kësaj është një 6 e lodhtë”, shpjegoi Avdiu.
“Vetëvendosje krejt kapacitetet e saj është kah i vendos në ministra, parlament në funksion të kandidatëve të saj të cilët janë në garë”, theksoi Avdiu.


