Ava Max pozon e mbuluar me shami, ndërsa nxjerr në pah gjoksin në imazhet e fundit

PUBLIKUAR

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet me përmbajtje provokuese.

Së fundmi, artistja emri i vërtetë i secilës është Amanda Koçi, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku është shfaqur mjaft atraktive e veshur në të zeza.

Foto: Ava Max/Instagram

Në një prej imazheve, interpretuesja e hitit “Sweet but Psycho” u pa duke ngritur bluzën e saj lartë, me ç’rast ka vënë në pah pak nga gjoksi i saj atraktiv.

Foto: Ava Max/Instagram

Ka pak ditë që Ava Max i ka lyer flokët e saj në të kuqe, ndaj një promovim i nuancës së re në flokët e saj nuk kishte se si të mungonte.

Me shumë fotografi, bukuroshja me origjinë nga Qeparoi i Shqipërisë publikoi për fund edhe një fotografi, ku shfaqej e mbuluar me shallin e saj, në formë shamie.

Foto: Ava Max/Instagram

Ava Max përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, që nga bashkëpunimi me Tiëston, të titulluar “The Motto”, të cilin e publikoi muaj më parë. /Telegrafi/

Foto: Ava Max/Instagram

 

SHIKO MË SHUMË

Shyhretja pozon me vajzat, i lë “nën hije”

Një fotografi e publikuar së fundmi nga Shyhrete Behluli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Në...

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...