Barcelona ia doli ta mposhtë Slavia Pragën me vështirësi dhe falë një burimi të njohur tashmë, të mërkurën në Ligën e Kampionëve.
Barça fitoi në Pragë 2:1 falë golit nga Lionel Messi dhe autogolit nga Peter Olayinka, duke e marrë kreun e Grupit F me shtatë pikë, duke i lënë prapa Interin dhe Dortmundin me nga katër sosh, transmeton Gazeta Express.
Autogoli i Olayinka pas një ore lojë në Pragë ishte i shtati që një kundërshtar e shënon për klubin katalonas që prej sezonit 2017/18.
Nën udhëheqjen e trajnerit Ernesto Valverde, vetëm Messi ka shënuar më shumë gola, 19, derisa Ousmane Dembele dhe Luis Suarez i kanë shënuar nga katra.
Shtatë lojtarët që kanë shënuar autogola në ndeshje kundër Barcelonë: Sebastian Coates, Jeremy Mathieu, Dimitris Nikolaou, Daniele De Rossi, Kostas Manolas, Luke Shaw dhe Peter Olayinka. /Gazeta Express/


