Autobusët – rrëfimi i vetëm dhe monoton i Shpend Ahmetit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kur kanë marrë mandatin, trafikun urban e kanë gjetur me 7 autobusë.

Në fund Ahmeti ka ftuar qytetarë në mbrojtje të pronës, duke potencuar që Prishtina është e qytetarëve.

Shkrimi i plotë i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit:

Kur e kemi marr mandatin trafikun urban e kemi gjet me 7 autobusa dhe me punëtorë që nuk kishin marr paga 20 muaj. Autobus të ri Prishtina nuk ka ble 30 vjet.

E kthyem në ndërmarrje normale që paguan paga me drejtorin që kishim gjetur aty. Negociuam kredinë dhe kemi blerë 51 autobusë. Kemi përfituar 700 mije euro grante nga Berzhi per ta këndellur kompaninë dhe për ta bërë planin e mobilitetit për Prishtinën.

Hijenat e PDK dhe LDK në Prishtinë paskan caktuar një bord jolegjitim i cili paska shkarkuar drejtorin në përpjekje për ta sabotuar edhe më tutje trafikun urban.

JO! Nuk do ta lejojmë. Ftoj të gjithë qytetarët në mbrojtje të pronës tonë. Stop hajnive e korrupcionit, Prishtina është e qytetarëve.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...