Aurela ka rrëfyer periudhën e vështirë që kaloi kohë më parë.
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe është shumë aktive në muzikë, ku vazhdimisht sjell këngë të reja, shkruan lajmi.net.
Artistja njihet për energjinë në secilën paraqitje, ndërsa është shumë e afër me fansat që e pëlqejnë muzikën që e bën.
Së fundi, Aurela është përgjigjur në pyetjet e ndjekësve që donin të dinin shumëçka nga jeta e këngëtares.
Një prej tyre e pyeti nëse ndonjëherë ka vuajtur nga ankthi, e me këtë rast ajo rrëfeu një histori prekëse personale.
Aurela tha se është dashur të punojë shumë për të arritur atë që donte dhe se falë punës së sja arriti të shlyente një borxh të madh.

“Sigurisht. Kur ti je fëmija i madh i familjes, kur ti s’ke asnjë të ardhur, kur dëshiron shumë në jetë, duhet të marrësh vendime e të besh të pamundurën t’i realizosh. Gjatë periudhave të ndryshme, kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike, monetare, të cilave duhet t’u jepja zgjidhje vetë. Për shembull:
Në koncertin e dytë recital, në Pallat të Kongreseve, ngela borxh 15 milionë lekë. 35 i lava me sponsora e bileta… pastaj merrja avionin çdo të premte në darkë shkoja në club diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në mëngjes në shkollë, ktheja frangat në lekë, laja borxhet e kështu me radhë derisa ja dola ballë-ndritur. Imagjino ishte viti 2000. Unë luftoja të ndërtoja atë çfarë doja, por s’ka qenë aspak e lehtë”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se “Një pikë”, është kënga e fundit e Aurelës, pjesë e albumit të ri të saj. /Lajmi.net/


