Augsburgu ia shkakton humbjen e dytë sezonale Bayernit

PUBLIKUAR

Augsburgu ka realizuar një fitore tejet të rëndësishme, duke triumfuar në shtëpi ndaj kampionit aktual, Bayern Munichut me rezultat të ngushtë 2:1.

Ishin vendasit që shënuan dy gola duke kaluar në epërsi të dyfishtë ndaj kampionit aktual gjerman

Ishte Pedersen i cili në minutën e 23-të i cili shënoi një gol të bukur me të jashtmen.

Në të 36-tën, Hahn dyfishoi epërsinë duke befasuar totalisht Bayern Munichun.

Por, mysafirët u kundërpërgjigjën shpejt duke ngushtuar epërsinë dy minuta më vonë përmes Robert Lewandowskit, i cili u asistua nga Muller.

Me këtë fitore të madhe, Augsburgu del nga zona e rrezikshme dhe tani renditet në vendin e 15-të me 12 pikë gjithsej.

Në anën tjetër, Bayerni mbetet i pari me 28 pikë, por tani Dortmundi ka mundësinë a afrimit në vetëm një pikë në rast se fiton nesër. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...