Aubameyang: Nuk shkoj te PSG

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit te Paris Saint-Germaini.

Ai ka thënë se nuk e ka në plan që të kthehet në kampionatin francez.

Futbollisti i Gabonit ka shënuar 27 gola në 27 ndeshje këtë sezon dhe po kërkohet nga shumë klube.

Spekulimet për kalimin e tij te PSG po qarkullojnë qe disa javë, pasi që qëndrimi i tij te BVB pritet të përfundojë gjatë verës.

“Transferimi te PSG? Vitin e kaluar ndoshta ishte e mundur, por jo sot. Nuk dua të kthehem në Francë”, ka thënë 26-vjeçari për Canal+. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...