Aubameyang niset me aeroplan privat nga aeroporti i Dortmundit për në Londër

PUBLIKUAR

Pierre-Emerick Aubameyang është nisur nga aeroporti i Dortmundit rreth një orë më parë dhe besohet se është duke shkuar drejt Londrës me një aeroplan privat, bëjnë të ditur burimet e Sky Sports.

Udhëtimi me aeroplan nga Dortmundi deri në Londër zgjat një orë e 20 minuta, prandaj ai pritet të jetë në gjëndrën stërvitore të Arsenalit në London Colney para orës 16:00, transmeton Express.

Dje, mediat britanike raportuan se Arsenali dhe Dortmundi kanë arritur marrëveshje në princip për Aubameyangun për një çmim prej 63 milion euro.

Sulmuesi i Dortmundit do të jetë zëvendësues i Alexis Sanchezit te Arsenali, pasi ky i fundit iu bashkua Manchester Unitedit javë më parë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...