Aubameyang në Premierligë? (Foto)

PUBLIKUAR

Chelsea harron Moratan, e dëshiron Aubameyangun në “Stamford Bridge”.

Sipas Sky Sports, Chelsea ka vendosur se kush do ta zëvendësojë Diego Costan. Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, është prioriteti kryesor i “Bluve të Londrës”.

Sky Sports raporton se Chelsea dëshiron të kompletojë transferimin Aubameyangut sa më parë, në mënyrë që Conte ta ketë në turneun parasezonal.

Kampioni i Premierligës humbi betejën me Manchester Unitedin për Romelu Lukakun dhe duke parë që Diego Costa do të largohet, Antonio Conte dëshiron ta transferojë një top sulmues për sezonin e ardhshëm.

Raportohet se Dortmundi do të pranojë një ofertë prej 70 milionë funteve për Aubameyangun dhe gjithashtu edhe klubi gjerman dëshiron që kjo marrëveshje të mbyllet sa më parë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...