Aubameyang në Kinë? Përgjigjet Dortmund

PUBLIKUAR

Borussia Dortmund ka mohuar raportimet e mediave se skuadra kineze, Shanghai SIPG ka shfaqur interesim për Pierre-Emerick Aubameyang

Sipas Gazzetta dello Sport, skuadra kineze, Shanghai SIPG i ka ofruar Borussia Dortmundit 150 milionë euro për Pierre-Emerick Aubameyangun. Por, klubi nga Bundesliga ka mohuar këto raportime.

“Borussia Dortmund nuk ka asgjë në tryezë në lidhje me këtë çështje dhe ne nuk merremi me gjëra hipotetike,” tha zëdhënësi i klubit, Sascha Fligge, për agjencisë gjermane të lajmeve DPA.

Superliga e Kinës viteve të fundit është bërë shumë joshëse për yjet e futbollit. Së fundi në Kinë janë transferuar Oscar, Carlos Tevez dhe Axel Witsel. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...