Aubameyang mund të transferohet në MLS, klubet kanë nisur bisedimet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Los Angeles FC raportohet se po synon të nënshkruajë me Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi nga Gaboni tani shihet si i tepërt te Chelsea dhe jashtë planeve, pasi klubi bëri transferime të shumta – transmeton Gazeta Express.

Graham Potter së fundmi e largoi edhe nga lista e futbollistëve për të garuar në Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimeve të shumta, është e sigurt se Aubameyang do të largohet nga “Stamford Bridge” pas përfundimit të sezonit aktual.

Edhe klubi londinez thuhet se është i gatshëm të pranojë edhe ofertë me çmim të ulët, vetëm që të largojë 33-vjeçarin.

Barcelona është e interesuar për rikthimin e tij në “Camp Nou”, teksa së fundmi u raportua se për interesim ka shfaqur edhe Atletico Madridi.

Por, sipas “Relevo”, Chelsea dhe Los Angeles janë në bisedime të drejtpërdrejta për të arritur një marrëveshje.

Në MLS klubet mund të transferojnë futbollistë deri më 24 pril. Kësisoj, “Blutë” dhe LAFC kanë shumë kohë për të arritur një marrëveshje, megjithëse është e paqartë nëse Aubameyang është i etur për një lëvizje drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe, Pierre-Emerick Aubameyang ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri në verën e vitit 2024. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...