Aubameyang dëshiron ta thyejë “mallkimin” e fanellës me numrin 9

PUBLIKUAR

Pierre-Emerick Aubameyang e zgjodhi numrin 9 në Chelsea, ku u transferua mbrëmë nga Barcelona.

Sulmuesi gabonez e mori një numër që ishte ters pasi lojtarët që e kanë bartur atë në shpinë zakonisht kanë dështuar tek “Blues”, shkruan “Gazeta Express”.

“Viktima” të mallkimit të numrit 9 të Chelseat kanë qenë Romelu Lukaku, Radamel Falcao, Fernando Torres, Gonzalo Higuain dhe Alvaro Morata.

Sidoqoftë, ish-futbollisti i Milanit, Borussia Dortmundit dhe Arsenalit ka dashur ta sfidonte veten.

“Pierre mezi pret që ta sfidojë këtë sfidë të re. E ka zgjedhur numrin 9 sepse dëshiron t’ua demonstrojë të gjithëve se është më i mirë se që mendojnë njerëzit që është”, deklaroi trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.

Auba e pati një eksperiencë të shkurtër në “Camp Nou”, ku qëndroi vetëm gjysmë sezoni. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...