Aubameyang arrin marrëveshje me klubin e njohur francez

PUBLIKUAR

Pierre-Emerick Aubameyang ka bërë një hap drejt transferimit te Marseille.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se marrëveshja mes klubit francez dhe sulmuesit nga Gaboni është arritur tashmë, shkruan Gazeta Express.

Aubameyang është pajtuar për një kontratë tre-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

34-vjeçari është i hapur për t’iu bashkuar Marseilles dhe kjo është arsyeja pse te ky klub janë optimistë se do të kompletojnë transferimin e tij.

Klubi nga Ligue 1 tani duhet të arrijë marrëveshje me Chelsean rreth çmimit. Por, negociatat mes tyre nuk pritet të jenë të komplikuara.

Aubameyang ka kontratë me “Blutë” deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai iu bashkua këtij klubi vitin e kaluar, por nuk ia doli të lë gjurmë.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit, Arsenalit e Barcelonës në tregun e transferimeve vlerësohet me 4 milionë euro, sipas “Transfermarkt”.

Transferimi i Aubameyang në Marseille do të ishte rikthim i tij në Francë.

Ai ka qenë pjesë e Dijon, Lille, Monaco dhe Saint-Etienne. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...