“ATP Miami Masters”, eliminohet sërish Djokovici

PUBLIKUAR

Problemet për Novak Djokoviç nuk kanë fund. Ashtu sikurse në Indian Wells, tenisti serb u eliminua që në raundin e dytë edhe në Turneun Masters të Miamit, e ai që e mposhti ishte Benoit Paire.

Francezi u shfaq superior kundrejt ish-numrit 1 të botës dhe e mbylli ndeshjen me të në 1 orë e 7 minuta. Rezultati i kësaj sfide të fituar nga Paire ishte 2-0, me setet 6-3 dhe 6-4. Kjo do të thotë se Djokoviçit i duhet ende kohë që të arrijë formën optimale, duke qenë se vetëm përpara pak javëve iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ndërkohë, Juan Martin Del potro nuk gaboi në ndeshjen e tij ndaj Robin Haase. Fituesi i turneut të Indian Wellsit e fitoi përballjen ndaj holandezit me rezultatin 2-1. Del Potro fitoi setin e parë 6-4, por humbi të dytin me “tiebreak”, 6-7. Në setin përfundimtar, argjentinasi dominoi mbi kundërshtarin e tij, duke e fituar atë 6-2, e krejt ndeshjen 2-1, raporton Tch.

Në raundin e tretë u kualifikua edhe Marin Çiliç, që eliminoi francezin Herbert. Tenisti kroat, finalisti i Australian Open, e mbylli takimin me Herbert me rezultatin 2-0. Setin e parë, Çiliç arriti ta fitojë me rezultatin 7-5, ndërkohë që të dytin u duk se e pati më të lehtë, teksa e fitoi atë me rezultatin 6-3. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...