Atletico zemërohet me Barcelonën: Mjaft është mjaft, jemi ngopur nga kjo sjellje e pahijshme

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Atletico Madridi ka reaguar ashpër duke thënë se është ngopur me sjelljen e Barcelonës, pasi klubi katalonas i është vënë rrotull haptazi sulmuesit Antoine Griezmann.

Pasi e kanë identifikuar përfaqësuesin francez si objektivin kryesor të vijës së sulmit për sezonin e ardhshëm, drejtuesit e Barçës janë duke u përpjekur ta finalizojnë transferimin e tij për një shumë të majme parash, transmeton Gazeta Express.

Atleticos s’i ka pëlqyer sesi drejtuesit e Barcelonës kanë folur në publik për sulmuesit e tyre në kohën kur skuadra po përgatitet për të luftuar për  trofeun e Evropa Ligës.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e pranoi ditë më parë se kishte mbajtur takim me përfaqësuesit e Griezmannit në tetorin e kaluar, ndërsa Luis Suarez la të nënkuptohej se francezi do të jetë shumë shpejt bashkëlojtar i tij në Barçë.

Atletico e ka humbur durimin dhe ka reaguar ashpër, me CEO-n, Miguel Angel Gil Martin, që e ka publikuar një komunikatë në uebsajtin e klubit, në të cilin thuhet: “Jem ngopur me sjelljen e Barcelonës. Që një president, lojtar dhe anëtar i bordit të flasë në mënyrën sesi kanë folur ata për të ardhmen e një lojtar me kontratë ekzistuese dhe vetëm pak ditë para finales së Evropa Ligës, është mungesë totale e respektit ndaj Atletico Madridit dhe adhuruesve të tij.

Qëndrimi i Atletico Madridit është shumë i qartë dhe është bërë i ditur në raste të panumërta. Asnjëherë nuk kemi negociuar për Griezmannin dhe as që e kemi ndërmend ta bëjmë një gjë të tillë.

Pak muaj më parë, unë personalisht i thashë presidentit të Barcelonës se lojtari ynë nuk është në shitje dhe as qe do ta shesim.

Mjaft është mjaft. Shpresoj se kjo deklaratë do të shërbejë se, ne, adhuruesit e Atleticos, mund ta shijojmë këtë moment dhe të përgatitemi për një finale siç duhet ta bëjmë”. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...