Atletico Madrid ka shënuar një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke e mposhtur Real Sociedadin me rezultatin 2-0 në kuadër të javës së 10-të në La Liga.
Klubi nga Madridi ka marrë vendin e parë përkohësisht, pasi nesër luhet El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridit, shkruan Gazeta Express.
Skuadra e Diego Simeones erdhi nga një humbje e rëndë në Ligën e Kampionëve 4-0 nga Borussia Dortmund.
Diego Godin ishte lojtari i parë që shënoi golin në fund të pjesës së parë nga afërsia e zonës.
Në pjesën e dytë ishte mbrojtësi tjetër që shënoi golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes. Filipe Luis shënoi golin në minutën e 60’ të takimit.
Me këtë fitore, Atleti është ngritur në vendin e parë të renditjes me 19 pikë, një më shumë se Barcelona, e cila luan nesër kundër Real Madridit në “Camp Nou”. /Gazeta Express/


