Atletico shumë afër transferimit të sulmuesit 19-vjeçar të Salzburgut

PUBLIKUAR

Karim Adeyemi është një ndër sulmuesit më të kërkuar këtë periudhë.

Sulmuesi 19-vjeçar i Salzburg po kalon një periudhë shumë të mirë me ekipin e tij në Bundesligën austriake. Deri më tani gjermani në 21 ndeshje këtë sezon ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 2 herë.

Shumë ekipe prestigjoze janë interesuar për të por momentalisht më shumë afër tij ndodhet ekipi spanjoll Atletico Madrid. Sipas raportimeve të “Sport1”, agjenti i lojtarit ndodhet tashmë në Spanjë për të takuar drejtuesit e klubit spanjoll për të folur rreth lojtarit.

Në ditët në vazhdim do të ketë diçka më konkrete rreth Adeyemit dhe Atletico Madrid.

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...