Atletico Madrid mposht thellë Cadizin, ia merr pozitën e dytë Realit

PUBLIKUAR

Atletico Madrid ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi ndaj Cadizit me rezultat 5:1.

Ishte Griezmann që shënoi dy herë në pjesën e parë për epërsinë e dyfishtë të vendasve, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht francezi realizoi qysh në minutën e dytë të ndeshjes, kurse golin e dytë e shënoi në minutën e 27-të.

Alvaro Morata shënoi në minutën e 49-të për 3:0, kurse golin e katërt të Atleticos e realizoi Carrasco nga penalltia tetë minuta më pas.

Cadiz e shënoi golin e nderit në minutën e 72-të nëpërmjet Lozanos.

Ndërkohë për epilogun e këtij takimi, 5:1 u përkujdes Molina që shënoi në minutën e 73-të.

Me këtë fitore, tani Atletico Madrid merr pozitën e dytë në tabelë me 69 pikë, një më shumë se Reali që tani zbret në vendin e tretë.

Në anën tjetër, Cadiz mbetet i 15-ti me 35 pikë, vetëm një larg zonës së rrezikshme.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...