Atletico insiston për Alonson

PUBLIKUAR

Chelsea dhe Atletico Madrid pritet të kenë disa takime, jo vetëm për shkak të së ardhmes së Saul, e cila nuk është aspak e qartë, por gjithashtu se “Colchoneros” kanë në medje për të nënshkruar me mbrojtësin, Marcos Alonso.

Anësori i cili është edhe pjesë e kombëtares së Spanjës ka qenë në axhendën e klubit të Madridit për një kohë të gjatë.

Pas një bisede Berta- Simeone, është vendosur që të provohet nënshkrimi i tij në janar ose në në verë.

Atletico dëshiron një lojtar që të zëvendësoje Lodin dhe Alonso është nga të preferuarit e bordit sportive.

Me një vlerë tregu prej 15 milion eurosh, nënshkrimi i tij po merr vrull.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...