Atletico e kërkon Alonson për janar

PUBLIKUAR

Marcos Alonso po planifikon të largohet nga Chelsea dhe mbrojtësi i majtë spanjoll mund të rikthehet gjatë janarit në atdhe për t’iu bashkuar Atletico Madridit

Marcos Alonso i ka bërë valixhet gati dhe po planifikon të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Cope”, përcjell Gazeta Express.

Me këtë rast, interesim për mbrojtësin e majtë ka shfaqur Atletico Madridi, i cili synon ta transferojë përfaqësuesin spanjoll në “Wanda Metropolitano” gjatë dimrit.

“Los Colchoneros” po mendojnë ta huazojnë mbrojtësin në janar, me mundësi që ta blejnë atë përfundimisht gjatë verës së ardhshme.

Alonso ka përfunduar në bankinë shpesh këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Frank Lampard.

Ai i ka nisur vetëm pesë ndeshje nga fillimi këtë sezon në Premierligë me “Blues”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...