Atletico arrin marrëveshje për Marco Reus?

PUBLIKUAR

3

Marco Reus raportohet se është në rrugë për t’iu bashkuar kampionit të Spanjës, Atletico Madrid.

Reus është cak i një varg top klubesh evropiane, përfshirë Arsenalin, Liverpoolin dhe Bayernin e Munichut, por sipas mediave në Spanjë ai po shkon drejt Atleticos.

Mesfushori gjerman ka refuzuar të nënshkruajë kontratën e re me Borussia Dortmund së fundi, duke detyruar klubin të gjejë blerës këtë afat kalimtar, në vend se ta humbë atë për një shumë më të vogël verën e ardhshme.

Cadena Cope raporton se oferta e Atleticos prej 21.6 milionë funtesh është pranuar nga klubi gjerman dhe dyja klubet tash negociojnë për mënyrën se si shuma do të paguhet.

Dortmund dëshiron ta shesë lojtarin tash, pasi klauzola blerëse e tij bie nën 20 milionë funte verën e ardhshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...