“ATK të gjitha aktivitetet e saj tash më i ka të koordinuara sipas Planit Strategjik për vitin 2022-2026, në të cilin janë të përfshira objektivat; forcimi i mbledhjes së të hyrave dhe zvogëlimi i hendekut tatimor – maksimizimi i të hyrave të mbledhura dhe të pagueshme, sipas ligjeve tatimore të Kosovës; modernizimi i Administratës Tatimore – zbatimi i një sistemi të ri të administrimit të teknologjisë së informacionit, modernizimi i strukturave tona organizative, si dhe ngritja e kapaciteteve të stafit dhe kapaciteteve institucionale për t’iu përgjigjur mjedisit tonë të ri”.
Për të implementuar Planin Strategjik, ATK thotë se do të avancojë një sërë nismash reformuese për të ndërtuar një administratë tatimore moderne dhe efektive.
“Këto nisma do ta udhëzojnë hartimin e strategjive dhe veprimeve specifike në planet tona vjetore operative dhe strategjike. Andaj, menaxhmenti i lartë i ATK-së i bënë thirrje gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë në kohë obligimet e tyre tatimore, pasi që kjo është njëra ndër shumë mundësit kur ju mund të kontribuoni për shtetin tonë”.