ATK paralajmëron inspektime në gjithë Kosovën

PUBLIKUAR

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rikujtuar të gjithë personat që ende zhvillojnë aktivitet të paregjistruar që të veprojnë menjëherë dhe të regjistrohen vullnetarisht në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), përpara se të identifikohen nga inspektorët tatimorë.

Nga ATK theksojnë se gjatë inspektimeve, nëse evidentohen aktivitete të paregjistruara, në përputhje me legjislacionin në fuqi do të ndërmerren masa pa përjashtim, përfshirë regjistrimin e detyrueshëm të aktivitetit, pajisjen me Numër Fiskal, si dhe aplikimin e gjobave dhe sanksioneve ligjore të parapara.

Sipas ATK-së, regjistrimi vullnetar shmang penalitetet dhe ndihmon në krijimin e një konkurrence të drejtë në treg.

“Po ashtu, ATK kërkon nga të gjithë tatimpaguesit e regjistruar që të verifikojnë dhe përditësojnë të dhënat e tyre në sistemin tatimor, pasi mospërditësimi i informatave përbën shkelje ligjore”, thuhet në njoftim.

Administrata Tatimore e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e ekonomisë joformale dhe në ndërtimin e një sistemi tatimor të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë.

SHIKO MË SHUMË

Studentët nisin marshin protestues kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Ka nisur marshi protestues i studentëve, i thirrur nga Parlamenti Studentor i Universitetit të...

Pezullohen 20 patentëshoferë për shkelje të rënda në trafik, gjatë një jave në Ferizaj

Policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba kundërvajtëse dhe ka...

Ali Ahmeti: Serbia kërkon të vendos në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës dhe të njollosë UÇK-në

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur mbi vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë...