ATK ME APLIKACION PËR KUPONËT FISKAL

PUBLIKUAR

Administrata Tatimore e Kosovës ka krijuar një aplikacion që ka të bëjë me kthimin e përgjigjeve për të gjithë qytetarët, të cilët kanë marrë pjesë në projektin e rimbursimit për kuponë fiskal.

Nga tani, qytetarët mund të marrin përgjigje brenda një kohe të shkurtër për gjendjen e plikos së tyre, përmes sistemit në Kuponët Fiskal për të gjitha pyetjet, duke filluar nga aplikimi, pranimi, verifikimi, rimbursimi dhe refuzimi (kthimet nga bankat gjatë vitit 2016) i plikove me kuponë fiskal.

“Ky modul ka për qëllim kursimin e kohës dhe ngritjen e shërbimeve sa më të mira për qytetarët duke pas parasysh numrin e madh të pyetjeve që janë adresuar nga qytetarët në Divizionin e Arkave Fiskale, lidhur me gjendjen e plikos së tyre. Vetëm gjatë vitit 2016 janë kthyer mbi 16,000 përgjigje përmes e-mailit [email protected], lidhur me këtë kampanjë”, thuhet në njoftim të ATK-së.

Interesimi i qytetarëve për të qenë pjesë e kampanjës për rimbursimi nga kuponët fiskal, në vazhdimësi ka shënuar rritje dhe njëkohësisht janë shtuar edhe kërkesat e tyre për t’u informuar rreth gjendjes së plikove.

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...