ATK mbledh mbi 111 milionë euro tatime në janar, 4 përqind më shumë se plani i paraparë

PUBLIKUAR

Si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme për të mbledhur tatimet në përputhje me ligjin, Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se në muajin e parë të vitit 2024, ka arriturtë mbledhë një shumë të konsiderueshme të të hyrave tatimore.

“Shuma prej 111.22 milionë euro e të hyrave të mbledhura ka tejkaluar pritshmëritë e ATK-së, duke arritur të mblidhen 14.5 milionë euro më tepër se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, si dhe 4.26 milionë euro apo 4 % më tepër se plani.

Këto rezultate janë tregues i përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar zbatimin e ligjit dhe për të siguruar integritetin, besueshmërinë dhe profesionalizmin në mbledhjen e tatimeve”, thuhet në njoftim.

ATK shton se ky sukses reflekton punën e palodhshme të punonjësve të ATK-së si dhe bashkëpunimin e mirë me institucionet e rendit dhe ligjit por edhe me tatimpaguesit.

“ATK është e përkushtuar në sigurimin e një mjedisi të drejtë dhe transparent për të gjithë tatimpaguesit. Administrata Tatimore e Kosovës falënderon të gjithë tatimpaguesit për bashkëpunimin e tyre, si dhe i inkurajon ata që të vazhdojnë dhe të deklarojnë e të paguajnë tatimet e tyre në përputhje me ligjin për të kontribuar në zhvillimin e vendit tonë”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Lirohet një hapësirë publike në kompleksin ‘Ramiz Sadiku’, ishte shfrytëzuar si parking privat pa bazë ligjore

Një hapësirë publike në Kompleksin “Ramiz Sadiku”, e cila ishte duke u shfrytëzuar pa...

Ministria e Brendshme hap konkurs për gjashtë pozita udhëheqëse

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shpallur konkurs për pranimin e gjashtë udhëheqësve të...

Mbi 1 mijë aplikantë më shumë në UP, Hajrullahu: Kemi studentë të pranuar edhe nga diaspora për herë të parë

Universiteti i Prishtinës ka shënuar rritje të interesimit për studime për vitin e ri...