ATK-ja mbyll 22 lokale të lojërave të fatit

PUBLIKUAR

Drejtoria e Lojërave të Fatit në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), në vazhdimësi është duke monitoruar subjektet të cilat merren me lojërat e fatit, në mënyrë që aktivitetet e tyre të jenë brenda kornizave të përcaktuara me Ligjin për Lojërat e Fatit.

Siç njofton ATK-ja, fillimi i vitit 2017 ka nisur me një strategji, e cila nuk do t’ju lë hapësirë shkelësve të ligjit. “Në këtë mënyrë dje është zhvilluar edhe një tjetër aksion, në bazë të informatave të pranuara nga qytetarët, nga i cili ka rezultuar me konfiskimin e 6 aparateve, 2 shtëpiza të lojërave elektronike lacky six dhe një pajisje e pa identifikuar. Po ashtu, janë mbyllur 3 lokale”, njoftojnë zyrtarët e ATK-së, raporton Ekonomia Online.

Aksioni është udhëhequr nga Administrata Tatimore, e mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.“Administrata Tatimore e Kosovës vetëm gjatë muajit janar të vitit 2017 nga aksionet e zhvilluara ka mbyllur 22 lokale të subjekteve të lojërave të fatit, të cilat veprimtarinë e tyre nuk e kanë pasur në përputhje me ligjin përkatës”, theksojnë zyrtarët e ATK-së.

ATK, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800.

 

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...