Atentat në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

PUBLIKUAR

Në Stallovë të Prishtinës dy meshkuj shqiptarë kanë raportuar se në drejtim të tyre kanë shtënë me armë zjarri tre të dyshuar meshkuj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, në mesditë.

Sipas raportit të policisë dy prej të dyshuarve të cilët kanë shtënë me armë zjarri, janë të njohur për viktimat.

“Viktimat nuk kanë pësuar lëndime për shkak se vetura me të cilën ishin duke lëvizur ishte e blinduar”, njofton policia në raportin 24 orësh.

Bëhet e ditur se, në vendin e ngjarjes njësitë e forenzikës kanë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja të armës AK 47 dhe një predhë e kalibrit të panjohur.

Me urdhër të prokurorit janë bastisur dy lokacione dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshuar ndërsa njëri nga të dyshuari është arrestuar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje, njofton Policia.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...